Barcelona mund ta shesë Raphinhan

  • A.P /
  • 01 May 2023 - 22:40
Barcelona mund ta shesë Raphinhan

Barcelona mund ta shesë Raphonhan për një çmim prej 60 milionë euro

Vitin e kaluar Barcelona intervenoi për ta blerë Raphinhan për rreth 60 milionë euro dhe tani ata pritet që ta shesin më të njëjtin çmim.

Madje, Barcelona ia kishte marrë Raphinhan nga duart skuadrës së Arsenalit, të cilët po ashtu ishin të interesuar për ta blerë brazilianin.

Tani, sipas gazetës El Nacional, Barcelona do të ishte e gatshme të dëgjonte oferta për rreth 60 milionë euro për sulmuesin brazilian që në merkaton e kësaj vere.

Raporti thekson që Newcastle United janë shumë të interesuar që ta sjellin sulmuesin anësor në Premier Ligë për sezonin e ardhshëm dhe Barcelona është gati ta shesë atë pas paraqitjeve të tij mesatare për Blaugranan këtë sezon.

Një shitje e tij do të thotë se Barcelona kështu do të sigurojë para për ta sjellë në Camp Nou përsëri Leo Messi. 

(Kosova Sot Online)