Barcelona do të takohet sonte me Osasunan

  • A.P /
  • 02 May 2023 - 18:34
Barcelona do të takohet sonte me Osasunan

Barcelona do të takohet sonte me Osasunan, në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të në La Liga.

Ndeshja do të zhvillohet nga ora 19:30, në “Camp Nou” 

Barça është gjithnjë e më afër titullit edhe matematikisht, pasi prin në tabelë me 79 pikë – 11 më shumë se Real Madridi.

Në anën tjetër, Osasuna është e nënta me 44 pikë.

(Kosova Sot Online)