Ja pse Messi mund të dënohet nga PSG-ja

  • A.P /
  • 02 May 2023 - 18:47
Ja pse Messi mund të dënohet nga PSG-ja

Lionel Messi mund të dënohet nga Paris Saint-Germaini, pasi raportohet se ai nuk mori leje për udhëtimin që bëri në Arabinë Saudite të hënën.

Ylli argjentinas qëndroi në Arabinë Saudite si pjesë e rolit të tij si ambasador i turizmit.

Por, ky udhëtim mund t’i kushtojë atij me sanksione nga klubi parisien, pasi po vlerësohet se ishte udhëtim i paautorizuar.

Disa njerëz brenda klubit, veçanërisht vetë lojtarët, raportohet se dyshojnë se Messi pati një trajtim preferencial për të mos ardhur në stërvitje.

Fillimisht lojtarëve u ishte dhënë një ditë pushim, por pas humbjes nga Lorienti, vendimi u anulua.

Messi thuhet se nuk kishte as lejen e Luis Campos dhe as të Christophe Galtier për të mos qenë në seancën stërvitore.

Sipas “L’Equipe”, presidenti i klubit nga kryeqyteti francez, Nasser Al Khelaifi, ka marrë përgjegjësinë për rastin.

Al Khelaifi thuhet se ishte i pakënaqur që 35-vjeçari injoroi stërvitjen, dhe duke pasur parasysh statusin e ish-lojtarit të Barcelonës dhe bisedimet e vazhdueshme për kontratën, çështja tani po trajtohet në Doha.

Ende nuk është marrë një vendim përfundimtar, por klubi po shqyrton një sanksion ndaj tij, nëse kjo do të ishte në formën e një gjobe apo tjetër, mbetet për t’u parë.

Një dënim eventual ndaj shtatë herë fituesit të “Topit të Artë” vlerësohet se mund edhe të “prishë” edhe më shumë raportet mes tij edhe klubit, duke e shtyrë lojtarin që të largohet nga “Parc des Princs” në verë, kur edhe i skadon kontrata. 

(Kosova Sot Online)