Bordi i FBK-së refuzon ankesën e KB Pejës

  • A.P /
  • 02 May 2023 - 19:41
Bordi i FBK-së refuzon ankesën e KB Pejës

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka refuzuar ankesën e KB Pejës.

Klubi pejan ishte ankuar për vendimin e Komisionit Arbitrar, që vendosi që Trepçës t’i takojë përparësia e terrenit vendas për serinë finale të “Play-Offit”

Pasi u mësuan dy skuadrat finaliste, u krijua shumë “zhurmë” rreth asaj se cilës skuadër do t’i takojë terreni vendas.

Komisioni i Garave vlerësoi se kjo përparësi i takon Pejës, por vendimi i tyre u hodh poshtë nga Komisioni Arbitrar i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), që e pranoi ankesën e Trepçës.

“Verdhezinjtë” u ankuan për këtë vendim, duke pretenduar se vendimi i tillë shkelë aktet normative të FBK-së, përkatësisht të propozicioneve të garave.

Mirëpo, ankesa e Pejës është hedhur poshtë, pasi Bordi i FBK-së ka konstatuar se nuk ka ndonjë shkelje në vendimin e Komisionit Arbitrar.


(Kosova Sot Online)