Shpërthen ‘bomba’ e parë e merkatos së verës: Jude Bellingham arrin marrëveshjen befasuese me Real Madridin

  • S.A /
  • 03 May 2023 - 15:31
Shpërthen ‘bomba’ e parë e merkatos së verës: Jude Bellingham arrin marrëveshjen befasuese me Real Madridin

 

Është cilësuar si  “bomba” e parë e madhe e merkatos së verës lajmi sipas të cilit  Jude Bellingham është një hap larg të qenit lojtar i Realit të Madridit, transmeton "Kosova Sot Online".

Prestigjiozja “Marca”, gjithmonë e mirinformuar për ato që ndodhin në klubin “merengues”, siguron që marrëveshja me Borussian e Dortmundin dhe me lojtarin anglez është mbyllur. Bellingham do të firmosë një kontratë të vlefshme deri në vitin 2029.

“Marca” vë në dukje se shifra e transferimit do të jetë mes 100 dhe 120 milionë eurove. Oferta e “Los Blancos” ka qenë me e lartë se shifrat e ofruara nga Manchester City dhe Liverpooli. Gatishmëria e lojtarit për të luajtur në “Santiago Bernabeu” ishte vendimtare në arritjen e marrëveshjes mes klubeve. Bellingham mbërriti në “Signal Iduna Park” në vitin 2020, pasi Dortmundi i pagoi 25 milionë euro Birminghamit. Sipas “Marca”-s, marrëveshja duhet të zyrtarizohet deri në fund të majit. Real i Madridit e konsideron 19-vjeçarin zëvendësuesin perfekt të veteranëve Luka Modric dhe Toni Kroos.

(Kosova Sot Online )