Ibrahimovic do të vazhdojë të luajë në Serie A

  • A.P /
  • 04 May 2023 - 17:36
Ibrahimovic do të vazhdojë të luajë në Serie A

Një lajm i bujshëm vjen nga Franca në lidhje me të ardhmen e sulmuesit të Milanit Zlatan Ibrahimovic. 41-vjeçari do të vazhdojë karrierën në Serie A, por jo me fanellën kuqezi, por me atë të Monzas.

Sipas “Footmercato”, Ibra ka gjetur një marrëveshje verbale me klubin e Monzës dhe me 90% do të jetë goditja e bujshme e skuadrës bardhekuqe në merkaton e verës.

Kujtojmë që lojtarit i skadon kontrata në fund të sezonit me klubin kuqezi. Sulmuesi suedez nuk ka luajtur shumë me fanellën e Milanit këtë sezon, për shkak të dëmtimeve të shumta, por duket se Ibra nuk kërkon që të largohet nga fusha e blertë dhe pretendon të jetë sërish protagonist në fushë, kësaj radhe me fanellën e Monzas.

(Kosova Sot Online)