Festuan deri pas orës 5 të mëngjesit, kosovari Amir Rrahmani dhe Napoli futen në histori me fitoren e titullit kampion në Serie A

  • S.A /
  • 05 May 2023 - 10:07
Festuan  deri pas orës 5 të mëngjesit, kosovari Amir  Rrahmani dhe Napoli futen në histori  me fitoren e titullit  kampion në Serie A

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani së bashku me klubin e tij, Napolin janë zyrtarisht kampionë të Italisë në futboll. 33 vite pritje për Napolin dhe tifozët e tyre morën fund mbrëmë, 4 maj 2023. Ekipi i udhëhequr nga Spalletti është kampioni i ri i Italisë, transmeton "Kosova Sot Online ".

Pesë xhiro pa përfunduar sezoni, Napoli edhe matematikisht e ka siguruar titullin në Serie A.

Një barazim i mbrëmshëm 1:1 me Udinesen në udhëtim mjaftoi që napolitanët të nisin festën e madhe.

Titulli i kampionit për Rrahmanin është kulmi i një karriere në ngritje të vazhdueshme. Ai nisi në klubet prishtinase karrierën e më pas luajti te Drenica. Vazhdoi në Shqipëri, Kroaci dhe shfaqi vlerat në Itali. Me titull të kampionit, Rrahmani do të jetë prej të mëdhenjve të Napolit. Natyrisht edhe të Kosovës.E festa e Amir Rrahmanit si kampion i Italisë nuk u ndal deri pas orës pesë të mëngjesit.

(Kosova Sot Online)