Messi i kërkon falje PSG-së

  • A.P /
  • 05 May 2023 - 17:43
Messi i kërkon falje PSG-së

Lionel Messi ka kërkuar falje për udhëtimin e tij në Arabinë Saudite që rezultoi me suspendimin e tij nga Paris Saint-Germaini.

Ylli argjentinas kishte udhëtuar drejt Lindjes së Mesme pa lejen e klubit, me ç’rast ai u suspendua për dy javë nga klubi parisien.

Messi, përmes një video, i ka kërkuar falje PSG-së, teksa ka thënë se ka menduar që ekipi ka një ditë pushim.

“Mendova se do të kishim një ditë pushimi pas ndeshjes si gjithmonë. E kisha organizuar këtë udhëtim dhe nuk mund ta anuloja. E kisha anuluar më parë. I kërkoj falje bashkëlojtarëve të mi dhe jam duke pritur se çfarë dëshiron të bëjë klubi me mua”, është shprehur ai.

(Kosova Sot Online)