Perez flet për të ardhmen e Ancelottit

  • A.P /
  • 07 May 2023 - 10:31
Perez flet për të ardhmen e Ancelottit

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka përsëritur dëshirën e tij për të mbajtur Carlo Ancelottin në klub.

Të shtunën mbrëma, skuadra e drejtuar nga italiani triumfoi në Kupën e Mbretit, pasi mposhti Osasunan në finale 2:1

Ancelotti ka qenë vazhdimisht i lidhur me një largim nga “Santiago Bernabeu”, teksa ai po hyn në vitin e fundit të kontratës me “Los Blancos”.

Megjithatë, 63-vjeçari e ka përsëritur vazhdimisht dëshirën e tij për të qëndruar, së paku deri në fund të kontratës.

E njëjta dëshirë është edhe nga presidenti i klubit nga Madridi, Florentino Perez

“Nuk dua të dëgjoj më për këtë, ai ka një kontratë dhe ne jemi të lumtur me të”, ka thënë ai, raporton “Marca”.

Fati i Ancelottit mund të varet ende nga perfomanca e ekipit në Ligën e Kampionëve.

Ndryshe, kontrata e tij me Real Madridin skadon më 30 qershor 2024.

(Kosova Sot Online)