Zaha zgjedh Barcelonën

  • A.P /
  • 07 May 2023 - 13:02
Zaha zgjedh Barcelonën

Barcelona po synon të përforcojë skuadrën e parë për sezonin e ardhshëm, pavarësisht situatës së tyre të pasigurt financiare.

Megjithatë, duke pasur parasysh këtë, ata nuk mund të përballojnë të paguajnë tarifat e transferimeve, që do të thotë se nënshkrimi me futbollistë të lirë do të jetë një fokus i veçantë gjatë afatit kalimtar të verës.

Lionel Messi, Ilkay Gundogan dhe Inigo Martinez janë tre lojtarë të tillë, që mund të kalojnë falas në “Camp Nou” gjat verës, teksa atyre raportohet se mund t’i bashkohet Wilfried Zaha.

Reprenzetuesi i Bregut të Fildishtë, kontrata e të cilit gjithashtu skadon në fund të sezonit, është i lidhur me një largim nga Crystal Palace dhe sipas “Jeunes Footeux”, ai është i përgatitur të refuzojë të gjitha ofertat e tjera në mënyrë që t’i bashkohet Barçës.

Barcelona duket se është në treg për sulmues të krahut të majtë, me Yannick Carrascon që është gjithashtu një opsion.

Për 30-vjeçarin e Crystal Palace interesim raportohet se kanë shfaqur edhe Arsenali, Juventusi e Chelsea. 

(Kosova Sot Online)