Zbulohet oferta që po përgatit Man United për Kim Min-jae

  • A.P /
  • 08 May 2023 - 13:40
Zbulohet oferta që po përgatit Man United për Kim Min-jae

Napoli raportohet se do ta shqyrtojë shumë seriozisht largimin e Kim Min-jae, nëse Manchester United është i gatshëm të ofrojë 60 milionë euro.

Reprezentuesi i Koresë së Jugut ka qenë një futbollistët kryesorë në këtë sezon të jashtëzakonshëm, që u kurorëzua me titullin e kampionit në Serie A, të parin pas 33 vjetëve.

Ai u transferua te Napoli nga Fenerbahce për vetëm 18 milionë euro verën e kaluar dhe ka raportime se klauzola e tij e lirimit është vetëm 45 milionë euro, por vetëm për një periudhë të shkurtër kohore për klubet jashtë Italisë, nga 1 deri më 15 korrik 2024.

Megjithatë, “Corriere dello Sport” pretendon se Manchester United është i vendosur të marrë 26-vjeçarin këtë verë dhe po përgatit një ofertë prej 60 milionë eurosh.

Mund të jetë një sakrificë që Napoli është gati të bëjë, veçanërisht nëse e lejon edhe largimin e Victor Osimhenit këtë verë.

Ndryshe, Kim Min-jae ka kontratë të vlefshme me Napolin deri në verën e vitit 2025.

(Kosova Sot Online)