Kroos i kundërpërgjigjet Rooneyt

  • A.P /
  • 08 May 2023 - 19:15
Kroos i kundërpërgjigjet Rooneyt

Toni Kroos i është përgjigjur Wayne Rooneyt, i cili ditë më parë tha se “Manchester City do ta shkatërrojë Real Madridin në Ligën e Kampionëve”.

Ish-reprezentuesi anglez vlerësoi se “Qytetarët” kanë ekip më të mirë, duke shtuar se sipas tij, “Los Blancos” nuk e kanë dikë që mund ta ndalë Erling Haalandin.

Kroos, i cili u paraqit sot në konferencën për media, mes tjerash foli edhe për komentet e Rooneyt.

“Mendoj se është gjithmonë e njëjta gjë. Mbaj mend që ata thanë njëjtë vitin e kaluar, askush nuk priste që ne ta fitonim atë dhe ne ishim në gjendje ta bënim këtë. Përveç fjalëve që tha, Rooney është një djalë që më pëlqen shumë”, tha mesfushori gjerman.

“Kjo nuk ndikon dhe nuk na motivon më shumë, sepse është e pamundur të jesh më i motivuar”, shtoi Kroos.

Ndryshe, ndeshja e parë gjysmëfinale mes Real Madridit dhe Manchester Cityt do të zhvillohet të martën mbrëma, në “Santiago Bernabeu”.


(Kosova Sot Online)