Tifozja e 'çmendur' pas Vedat Muriqit

  • A.P /
  • 08 May 2023 - 22:13
Tifozja e 'çmendur' pas Vedat Muriqit

Vedat Muriqi është shndërruar në futbollistin më të dashur për tifozët e Mallorcas.

Këtë e dëshmon më së miri edhe fakti se një tifoze e klubit spanjoll e ka përjetësuar në trupin e saj sulmuesin kosovar,

“Muajin tjetër kam ditëlindjen por tashmë po i bëj një dhuratë vetes. Ju thashë që e kisha menduar mirë dhe premtimi u realizua. Vedat Muriqi unë tashmë ju mbaj në lëkurën time përgjithmonë, pavarësisht të gjithave”, shkroi Marga në “Twitter”.

Ajo gjithashtu e mban në fotografinë e profilit në llogarinë e saj, një fotografi me Muriqin.

Sulmuesi prizrenas e ka parë këtë postim dhe e ka shpërndarë gjithashtu në “Twitter”, duke shkruar: “Nuk mund të besoj. Faleminderit”.

(Kosova Sot Online)