Akil Gjakova e kalon rrethin e parë në Botëror

  • S.A /
  • 09 May 2023 - 12:27
Akil Gjakova e kalon rrethin e parë në Botëror

Akil Gjakova e ka kaluar rrethin e parë në Kampionatin Botëror të xhudos, i cili po mbahet në Doha të Katarit. Garuesi kosovar e mposhti në xhiron e parë rumunin Adrian Sulca, në kategorinë deri në 73 kilogramë, transmeton "Kosova Sot Online ".

E në rrethin e dytë, Gjakova do ta ketë përballë koreanin Jeoncheol Kang.

Krahas Akilit, sot do të garojë edhe motra e tij, Nora Gjakova në kategorinë deri në 57 kilogramë.

(Kosova sot Online )