FFK hap procedurë disiplinore ndaj Malishevës

  • A.P /
  • 10 May 2023 - 17:15
FFK hap procedurë disiplinore ndaj Malishevës

Klubi i futbollit, Malisheva ka përfunduar në procedurë disiplinore për shkak të deklaratave ndaj gjyqtarit, Mervan Bejtullahu.

Malisheva akuzoi gjyqtarin Bejtullahu për referim subjektiv në ndeshjen e tyre ndaj Dukagjinit.

Ndërkohë, Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës ka nisur inicim disiplinor ndaj tyre.

“Ndaj: FC ”Malisheva”. Motivi: Akuzon referin kryesor të ndeshjes dhe referët në VAR se janë koordinuar si dhe kanë kontribuuar për epilogun përfundimtar të ndeshjes (në dëm të FC ”Malisheva”) . Sipas shkrimeve në rrjete sociale dhe media”, thuhej në njoftim.

(Kosova Sot Online)