Pioli jep sqarime rreth mungesës së Leaos

  • A.P /
  • 10 May 2023 - 20:49
Pioli jep sqarime rreth mungesës së Leaos

AC Milan do të duhet të luajë pa yllin e tyre, Rafael Leaon sonte.

Kuqezinjtë e zhvillojnë ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Interit sonte nga ora 21:00 në “San Siro".

E ylli portugez, Rafael Leao nuk do të jetë as në bankën rezervë.

Ndërkohë, trajneri i Milanit, Pioli ka sqaruar mungesën e portugezit.

“Nuk funksionoi, ai ende ka dhimbje dhe nuk mund të luajë, kështu që do të shkojmë me karakteristika të ndryshme. Nëse luajmë si një ekip solid me karakter në top, ne mund ta luajmë lojën tonë në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha Pioli për Amazon Prime Italia.

Shpresa është që Leao të kthehet në formë të plotë për ndeshjen e dytë të martën e ardhshme në vend që të rrezikojë të dëmtojë më tej muskujt delikatë të kofshëve.

(Kosova Sot Online)