Lazio barazon me Leccen

  • A.P /
  • 12 May 2023 - 22:50
Lazio barazon me Leccen

Lazio nuk ka arritur më shumë se një barazim 2:2 në shtëpi ndaj Lecces, në kuadër të javës së 35-të në Serie A.

Madje, një pikë vendasit e arritën tek në minutat shtesë të ndeshjes.

Ishte Immobile që e kaloi Lazion në epërsi në minutën e 34-të të ndeshjes nëpërmjet Ciro Immobiles.

Por, mysafirët barazuan në fund të pjesës së parë, kur realizoi Oudin

E ky i fundit shënoi sërish në të 51-tën për ta përmbysur rezultatin dhe për ta kaluar Leccen në epërsi.

Krejt në fund të ndeshjes, Milinkovic-Savic barazoi për t’ia dhënë një pikë ekipit të tij.

Me këtë barazim, Lazio tani shkon në kuotën e 65 pikëve në vendin e tretë, dy më pak se Inter dhe katër më pak se Milan që kanë nga një ndeshje më pak të luajtur.

Në anën tjetër, Lecce mbetet e 16-ta me 32 pikë, pesë larg zonës së rrezikshme. 

(Kosova Sot Online)