Mësini cilat janë përballjet më interesante që zhvillohen sot në top-ligat evropiane

  • S.A /
  • 13 May 2023 - 10:12
Mësini cilat  janë përballjet më interesante që zhvillohen sot në top-ligat evropiane

Sot dhe nesër do të zhvillohen ndeshjet e radhës në top-ligat më të forta në botë. Në Premierligë, Manchester United ndeshet me Wolves në shtëpi dhe kërkon me ngulm fitoren për të mbetur në zonën që dërgon në Ligën e Kampionëve, transmeton "Kosova Sot Online"..

Chelsea, që e siguroi mbijetesën javën e kaluar, ndeshet me Nottinghamin, kurse Neëcastle i shkon Leedsit të rrezikuar për rënien nga elita e futbollit anglez.

Në Francë, Paris Saint-Germain do të ndeshet me Ajaccion. Nga minuta e parë pritet të startojë edhe Leo Messi, pas suspendimit që kishte marrë disa ditë më parë.

Në Gjermani, Bayern Munich përballet me Schalken dhe e ka detyrim fitoren. Kurse, Dortmundi ndeshet me Borussia Monchengladbach. Në Serie A, Milan udhëton për t’u ndeshur me Spezian, kurse Interi e prêt Sassuolon. Në Spanjë, Real Madridi kërkon që me fitore eventuale ndaj Getafes, ta rikthejë pozitën e dytë në tabelë.

(Kosova Sot Online )