Bayerni vazhdon rrugën drejt titullit, fiton me rezultat të thellë ndaj Schalkes

  • E.K /
  • 13 May 2023 - 17:50
Bayerni vazhdon rrugën drejt titullit, fiton me rezultat të thellë ndaj Schalkes

Bayern Munichi ka regjistruar fitoren e tretë radhazi në Bundesligë, duke bërë kështu një tjetër hap drejt titullit të kampionit.

Skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel triumfoi sot me shumë lehtësi ndaj Schalkes, në ndeshjen e vlefshme për javën e 320-të.

Kreu i KQZ për arrestimin e Belerit: Nga pikëpamja e ligjit mbetet në garë…

Ndeshja e zhvilluar në “Allianz Arena” përfundoi me rezultatin 6:0.

Thomas Muller (21′), Joshua Kimmich (29′ -nga penalltia), Serge Gnabry (50′, 66′), Mathys Tel (80′) dhe Noussair Mazraoui (90+2′) shënuan në fitoren e “Bavarezëve”.

Bayerni pas kësaj fitore ka 68 pikë dhe vazhdon kryesimin në tabelë, tani me katër pikë më shumë se Borussia Dortmundi, që ende nuk e ka zhvilluar ndeshjen e kësaj jave.

Schalke ndodhet në pozitën e 16-të me 30 pikë.

(Kosova Sot Online)