Ja notat e lojtarëve nga ndeshja Inter - Milan : Lukaku vlerësohet më së larti, Diaz zhgënjen

  • S.A /
  • 17 May 2023 - 08:27
Ja notat e lojtarëve nga ndeshja Inter - Milan : Lukaku vlerësohet më së larti, Diaz zhgënjen

Interi ka kaluar në finale të Ligës së Kampionëve për herë të parë që prej vitit 2010, kur edhe ishte shpallur kampion i kësaj gare.Skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi eliminoi Milanin në gjysmëfinale me rezultatin e përgjithshëm 3:0, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ndeshja e dytë gjysmëfinale, e zhvilluar sonte në stadiumin “Guiseppe Meazza”, përfundoi me rezultatin 1:0.

Golin e vetëm dhe të fitores për “Nerazurrët” e shënoi Lautaro Martinez, në minutën e 74-t.

Nga “SofaScore” më së larti u vlerësua asistuesi i golit, Romelu Lukaku, me notën 7.5.

Te Milani nota më e lartë i takoi Rade Krunic, 7.4.

(Kosova Sot Online"