Ja sa ndeshje i fitoi Guardiola në Ligën e Kampionëve

  • A.P /
  • 18 May 2023 - 14:28
Ja sa ndeshje i fitoi Guardiola në Ligën e Kampionëve

Pep Guardiola e kishte një gëzim të dyfishtë mbrëmë.

Për trajnerin e Manchester Cityt dueli me Real Madridin ishte i veçantë.

Përpos kualifikimit në finale pas fitores 4:0 ndaj “Los Blancos” në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Championsit, trajneri spanjoll e bëri një tjetër arritje në “Etihad Stadium”.

Në fakt, ish-trajneri i Barcelonës dhe i Bayern Munichut e regjistroi mbrëmë fitoren jubilare numër 100 në Ligën e Kampionëve, sipas “OptaJoe”

Trajneri katalunas kështu u bë vetëm trajneri i tretë që e bën këtë arritje pas Sir Alex Fergusonit, që i kishte 102 fitore dhe të parit në listë, Carlo Ancelottit, të cilin e mposhti pikërisht mbrëmë, e i cili i ka 107 fitore.

Guardiola do të mundohet ta regjistrojë fitoren e 101-të në finalen e Stambollit kundër Interit më 10 qershor, kur edhe synon t’ia sjellë Man Cityt trofeun e parë të Ligës së Kampionëve në histori të klubit. 

(Kosova Sot Online)