Ja sa vlen skuadra e Man City

  • A.P /
  • 18 May 2023 - 18:13
Ja sa vlen skuadra e Man City

Manchester City-Inter do të jetë finalja e këtij edicioni në Ligën e Kampionëve.

Manchester City eliminoi dje kampionin në fuqi, Real Madridin me fitore 4:0, kurse Interi e eliminoi rivalin lokal, Milanin.

Skuadra e Manchester City ka një vlerë totale të përllogaritur në treg prej 1.05 miliardë euro, me yje si Erling Haaland dhe Phil Foden që vlejnë përkatësisht rreth 170 dhe 110 milionë euro.

Në krahasim, vlera totale e tregut e vlerësuar e skuadrës së Interit është vetëm 534 milionë euro, me lojtarët e tyre më të vlefshëm që janë Lautaro Martinez me 80 milionë euro dhe Nicolo Barella me 70 milionë euro.


(Kosova Sot Online)