Derbi i futbollit femëror, Hajvalia – Mitrovica do të luhet në terren neutral dhe me sistemin VAR

  • S.A /
  • 23 May 2023 - 15:55
Derbi i futbollit femëror, Hajvalia – Mitrovica do të luhet në terren neutral dhe me sistemin VAR

Sezoni i Superligës së femrave po hyn në fazën finale. Këtë të premte do të luhet derbi që do të vendosë edhe për titull të kampionit, transmeton "Kosova Sot Online".

KFF EP Hajvalia dhe KFF Mitrovica do të përballen mes vete këtë të premte në lojën vendimtare të sezonit.

Dy skuadrat që u përfshinë së fundmi në një skandal të audio-incizimeve i kanë nga 56 pikë në tabelë nga 20 ndeshje të zhvilluara dhe fituesi do të kryejë punë sa i përket titullit pasi skuadrat tjera janë të pafuqishme dhe llogarisin t’i mposhtin ato.

Mitrovicaset prijnë në tabelë falë goldallimit më të mirë dhe atyre do t’ju konvenonte edhe një barazim.

Kjo ndeshje është vendosur të luhet në terren neutral, respektivisht në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, duke e pasur parasysh rëndësinë e saj. Gjithashtu, loja do të përcillet nga sistemi VAR, në mënyrë që të evitohen gabimet dhe parregullsitë eventuale. Ndeshja do të luhet të premten duke filluar nga ora 15:00.

Mitrovica fitoi javën e kaluar ndaj Hajvalisë me rezultat 2:1 në ndeshjen finale të Kupës së Kosovës.

(Kosova Sot Online )