Napoli depoziton kontratën e re të Rrahmanit

  • A.P /
  • 26 May 2023 - 19:43
Napoli depoziton kontratën e re të Rrahmanit

Pas marrëveshjes së arritur më parë për rinovim vazhdim të bashkëpunimit, Napoli raportohet se ka depozituar kontratën e rë të Amir Rrahmanit në Ligë (Lega Serie A) dhe tashmë pritet vetëm edhe njoftimi zyrtar.

Mbrojtësi kosovar ka rinovuar kontratën deri më 30 qershor 2027. Në kontratë është përfshirë edhe opsioni për vazhdimin e kontratës edhe për një sezon më shumë.

Rrahmani është bërë lojtar mjaft i rëndësishëm i ekipit italian dhe kishte merita të mëdha në shpalljen kampion i Italisë këtë sezon.

29-vjeçari në total ka regjistruar 95 paraqitje me napolitanët, teksa ka kontribuar edhe me shtatë gola e dy asistime.

Napoli e bleu kartonin e Rrahmanit nga Hellas Verona në vitin 2020 për 14.20 milionë euro.

(Kosova Sot Online)