Prishtina mbetet pa licencë për garat evropiane

  • A.P /
  • 26 May 2023 - 21:03
Prishtina mbetet pa licencë për garat evropiane

Komisioni i Shkallës së Dytë i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) ka refuzuar si të pabazë ankesën e FC Prishtinës

Klubi kryeqytetas kishte bërë ankesë lidhur me vendimin për mos-licencimin e tyre për garat evropiane.

“Komisioni i Shkallës së Dytë i Federatës së Futbollit të Kosovës ka mbajtur mbledhje, në të cilën e ka shqyrtuar ankesën e FC Prishtina, e parashtruar me datë 24 maj 2023, në lidhje me vendimin e Shkallës së Parë të Federatës së Futbollit të Kosovës rreth licencimit të klubeve për garat e UEFA-s për edicionin 2023/24. Pas një vlerësimi të kujdesshë, Komisioni i Shkallës së Dytë e ka refuzuar ankesën e FC Prishtina, duke e vlerësuar atë si të pabazë”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga FFK këtë të premte.

Kujtojmë se Prishtina është në finale të Kupës së Kosovës, aty ku do të takohet me Gjilanin, më 5 qershor.

(Kosova Sot Online)