Xhaka po i jep lamtumirën Arsenalit, nesër pritet të luajë ndeshjen e fundit

  • S.A /
  • 27 May 2023 - 10:50
Xhaka po i jep  lamtumirën Arsenalit, nesër pritet të luajë ndeshjen e fundit

Granit Xhaka është gjithnjë e më afër rikthimit në Bundesliga. Ish-mesfushori i Borussia Monchengladbachit është afër transferimit te Bayer Leverkuseni, transmeton "Kosova Sot Online ".

PD ende pa kryetar, rikthehet Lulzim Basha, Berisha nuk lëshon selinë blu …

Derisa marrëveshja po shkon drejt finalizimit, në anën tjetër Xhaka po përgatitet për t’i dhënë lamtumirën Arsenalit.

Sipas “The Guardian”, 30-vjeçari nesër (e diel) do të luajë ndeshjen e fundit me fanellën e “Topçinjve”, ndaj Wolvesit. Njëherëshit kjo edhe do të jetë ndeshja e fundit për Arsenalin në Premierligë këtë sezon.

 

Ndeshja do të zhvillohet në “Emirates Stadium”, me ç’rast kosovari do të mund të përshëndetet me tifozët e klubit londinez.

Granit Xhaka është pjesë e Arsenalit nga viti 2015. Deri më tani, ai ka zhvilluar 295 paraqitje në total, teksa ka kontribuar me 21 gola dhe 29 asistime.

Gjatë kësaj periudhe, ai ka fituar dy trofe të Kupës FA dhe dy trofe të Superkupës së Anglisë.

(Kosova Sot Online )