Messi bëhet futbollisti me më së shumti gola në top-ligat evropiane

  • A.P /
  • 28 May 2023 - 10:15
Messi bëhet futbollisti me më së shumti gola në top-ligat evropiane

Lionel Messi ka thyer një tjetër rekord të vendosur nga rivali i tij, Cristiano Ronaldo.

Të shtunën mbrëma, Paris Saint-Germaini luajti baras 1:1 me Strasbourgun. Një pikë i mjaftoi parisienëve për të siguruar edhe matematikisht titullin e kampionit në Ligue 1.

Golin e vetëm për PSG-në e shënoi Lionel Messi, i cili vendosi edhe një rekord të ri.

Për yllin argjentinas ishte ky goli i tij numër 496, duke u bërë kështu futbollisti me më së shumti gola ndonjëherë në ligat evropiane. Ronaldo ka 495.

Nga ligat kryesore evropiane, Messi ka luajtur vetëm në La Liga me Barcelonën dhe në Francë me Paris Saint-Germainin.

Ndërkaq, Ronaldo është aktivizuar me Manchester Unitedin (Premierligë), Real Madridin (La Liga) e Juventusin (Serie A). 

(Kosova Sot Online)