Publikohet lista: Këto janë 25 skuadrat që e kanë siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm

  • S.A /
  • 30 May 2023 - 08:49
Publikohet lista: Këto janë 25 skuadrat që e kanë siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm

Sezoni 2022/23 në ligat kryesore po shkon drejt fundit, teksa në Ligën e Kampionëve ka mbetur për t’u zhvilluar vetëm edhe finalja e madhe, transmeton "Kosova Sot Online ".

Nga top-pesë ligat kryesore në Evropë, sezoni në Premierligë dhe Bundesligë ka përfunduar, derisa nga një xhiro ka mbetur për t’u zhvilluar edhe në La Liga, Serie A e Ligue 1.

Por, tashmë dihen disa prej skuadrave që do të luajnë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Në fakt 25 skuadra janë të konfirmuara, teksa kanë mbetur edhe shtatë vende të lira.

Sezoni i ardhshëm në Ligën e Kampionëve do të fillojë në qershor, fillimisht me ndeshjet kualifikuese.

Ky do të jetë sezoni i 69-të në histori të kësaj gare.

Image

(Kosova Sot Online )