Schmadtke drejtori i ri sportiv i Liverpoolit

  • A.P /
  • 30 May 2023 - 18:10
Schmadtke drejtori i ri sportiv i Liverpoolit

Jorg Schmadtke është emëruar si drejtori i ri sportiv i Liverpoolit.

Schmadtke i bashkohet klubit anglez pas një periudhe prej më shumë se katër vitesh në të njëjtin rol te Wolfsburgu, nga ku u largua në janar.

Gjermani do të marrë detyrën nga Julian Ward, i cili u largua nga “Anfield”.

59-vjeçari vendosi të pensionohet në fillim të këtij viti, por oferta e Liverpoolit e ka tërhequr për t’u rikthyer.

Ish-portieri do të fillojë detyrën e tij të re më 1 qershor te “Të Kuqtë”.

(Kosova Sot Online)