Klubi i Milani interesohet për Kevin Danson

  • S.A /
  • 03 June 2023 - 10:26
Klubi i Milani interesohet për Kevin Danson

Pas një sezoni të mrekullueshëm nën drejtimin e Franck Haise, shumë lojtarë të RC Lens janë në radarin e top-klubeve evropiane, transmeton "Kosova Sot Online".

Njëri prej tyre është edhe qendërmbrojtësi, Kevin Danso, i cili ka tërhequr interesim veçanërisht nga klubet italiane. “FootMercato” ka raportuar se Milani ka kontaktuar tashmë me përfaqësuesit e 24-vjeçarit.

Detaje tjera ende nuk janë bërë të ditura.

Për ish-futbollistin e Southamptonit interesim kanë shfaqur edhe Napoli e Fiorentina.

Lens, që do të luajë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, synon që t’i mbajë disa prej futbollistëve kryesorë – mirëpo, mund të lejojnë largimin e Dansos nëse do të ketë ofertë rreth 25-30 milionë euro për të.

Reprezentuesi austriak me klubin francez ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026.

(Kosova Sot Online )