Guardiola: Për t'u bërë një klub i madh, City duhet të fitojë Champions League

  • E.K /
  • 06 June 2023 - 13:29
Guardiola: Për t'u bërë një klub i madh, City duhet të fitojë Champions League

Pas suksesit në FA Cup, Pep Guardiola tani hedh sytë nga Champions League, trofe që do ta bënte perfekt sezonin. Në një intervistë për faqen zyrtare të UEFA-s, Guardiola u shpreh se në Stamboll të luajmë për të realizuar një ëndërr dhe do të mundohemi të bëjmë një ndeshje të mirë.

“Shumë klube kanë shkatërruar projekte dhe ide sepse nuk kanë arritur të fitojnë Champions League ndërsa disa të tjerë janë bërë klube të mëdhenj sepse ia kanë arritur qëllimit. Edhe pse nuk e mendoj kështu, kuptoj që gjithçka që kemi bërë gjatë këtyre viteve, që ka qenë diçka e shkëlqyer, do të ketë kuptim për të tjerët vetëm nëse fitojmë Championsin.

Nëse nuk fitojmë, gjërat do të kenë më pak kuptim, është disi e padrejtë, por duhet ta pranojmë”, ka thënë trajneri i Manchester City, Pep Guardiola në prag të finales kundër Interit për faqen zyrtare të UEFA-s.

“Duhet të fitojmë Championsin, nuk mund ta evitojmë këtë, por gjëja më e rëndësishme është që të jemi gjithmonë në këtë situatë. Ishim para dy vitesh dhe tashmë jemi sërish në finale. Shkojmë në Stamboll për të realizuar një ëndërr dhe do të mundohemi të bëjmë një ndeshje të mirë”, ka thënë mes të tjerash Guardiola.

(Kosova Sot Online)