Real Madridi planifikon të zyrtarizojë marrëveshjen me Diazin

  • A.P /
  • 06 June 2023 - 19:52
Real Madridi planifikon të zyrtarizojë marrëveshjen me Diazin

Brahim Diaz do të rikthehet te Real Madridi, klub me të cilin do të nënshkruajë edhe kontratë të re.

Spanjolli është pjesë e “Los Blancos” që prej vitit 2019, por ai dy sezonet e fundit i kaloi si i huazuar te Milani

Diaz tani duket se ka bindur krerët e klubit spanjoll për ta rikthyer në “Santiago Bernabeu”.

Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, plani i Real Madridit është të prezantojë 23-vjeçari si nënshkrim të ri javën e ardhshme.

Hapi i parë thuhet se është zgjatja e kontratës së tij deri në verën e vitit 2027

Kontrata aktuale e Diazit skadon në verën e vitit 2025.


(Kosova Sot Online)