Raportohet se Messi ka vendosur të luajë për Inter Miamin

  • A.P /
  • 07 June 2023 - 15:24
Raportohet se Messi ka vendosur të luajë për Inter Miamin

Lionel Messi raportohet se ka marrë vendimin për të ardhmen e tij.

Sipas gazetarit të njohur spanjoll, Guillem Balague, Messi ka vendosur të luajë për Inter Miamin.

Inter Miami është klub në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku merr pjesë në Major League Soccer.

Edhe gjatë ditës u raportua se gjasat për yllin argjentinas të rikthehet në Barcelonë janë minimale.

(Kosova Sot Online)