Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë - Rumani

  • A.P /
  • 07 June 2023 - 16:51
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë - Rumani

Ka filluar shitja online e biletave për ndeshjen Kosova – Rumania

Federata e futbollit të Kosovës me anë të një njoftimi ka bërë të ditur se ka filluar shitja online e biletave për ndeshje Kosovë – Rumani.

Ndeshja zhvillohet në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024 më 16 qershor në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ato mund të blihen duke klikuar në linkun më poshtë:

https://eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do

Sipas FFK-së,  çmimet e biletave janë si në vijim: Veri dhe Jug 5 euro, Lindje 10 euro, Perëndim 20 euro dhe VIP 80 euro.

“VINI RE! Një person mund të blejë deri në katër bileta”, thuhet tutje në këtë shpjegim të tyre derisa procedura së si mund të blihet bileta online është:

Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë.

Mandej zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas e selektoni ulësen e preferuar.

Pasi t’i zgjedhni biletat, vazhdoni me pagesën online.

Pasi të përfundon blerja online, ju duhet të pritni deri të gjenerohet Bileta si dhe Fatura juaj.

Biletën do ta pranoni gjithashtu në email (kontrolloni edhe folderin SPAM gjithashtu).

Bileta patjetër duhet të jetë e printuar në formatin A4, printimi duhet të jetë i kualitetit të lartë.

Biletat janë të personalizuara (Në stadium mund të hyjë vetëm një person me një biletë pa marrë parasysh moshën).

Shënim: Personat që rastësisht pas blerjes së biletës nuk e marrin atë nëpërmjet emailit, atëherë atë mund ta gjejnë përmes kodit në linkun e mëposhtëm:

https://eu.ebileta.al/biglietteria/trans/restore.do

(Kosova Sot Online)