Goli i Shkëlqim Demhasajt zgjidhet më i miri i sezonit te GC

  • S.A /
  • 12 June 2023 - 10:05
Goli i Shkëlqim Demhasajt zgjidhet më i miri i sezonit te GC

Shkëlqim Demhasaj ka pasur një vit interesant te Grasshoppers, me ulje e ngritje.

Por në momentin kur i duhej më së shumti klubit, Demhasaj shkëlqeu me gola e asistime.

Sulmuesi nga Kosova ka realizuar katër gola dhe ka asistuar në dy të tjerë këtë edicion me fanellën e Grasshopper.

Goli ndaj St Gallen i Demhasajt me volley është zgjedhur më i miri i sezonit te skuadra zvicerane Grasshopper. Kanë qenë votat e tifozëve bardhekaltër që i kanë dhënë çmimin e golit të sezonit sulmuesit kosovar.

(Kosova Sot Online )