Pas suksesit të madh me Cityn, Guardiola merr vendim për të ardhmen

  • S.A /
  • 12 June 2023 - 08:31
Pas suksesit të madh me Cityn, Guardiola merr vendim  për të ardhmen

Pep Guardiola nuk e ka ndërmend të largohet nga Manchester City pasi e drejtoi klubin anglez drejt suksesit të trefishtë në këtë sezon, transmeton "Kosova Sot Online".

Pas triumfit të së shtunës mbrëma në Ligën e Kampionëve, trajneri spanjoll refuzoi të jepte përgjigje kur u pyet për të ardhmen, me ç’rast ngjalli frikë tek tifozët e Cityt se do të mundë të largohej nga “Etihad Stadium” në fund të këtij sezoni.

Sudiqoftë, sipas mediumit “The Times”, ish-trajneri i Barcelonës dhe i Bayern Munichut nuk e ka ndërmend të largohet dhe ai është i lumtur në Manchester, ku dëshiron ta respektojë kontratën e tij që do të zgjasë edhe dy vjet, përcjell.

Ndër të tjera, Guardiola është rikthyer të mendojë tek afati kalimtar i verës, ku synon ta përforcojë ekipin.

Thuhet se synime të Pep për edicionin e ardhshëm janë Josko Gvardiol dhe Mateo Kovacic.

Pra, sipas të gjitha gjasave, Guardiolën do ta shohim në krye të “Citizens” deri në verën e vitit 2025.

(Kosova Sot Online )