Gerrard mbërrin në Dammam, pritet zyrtarizimi i tij te Al-Ettifaq

  • A.P /
  • 12 June 2023 - 18:46
Gerrard mbërrin në Dammam, pritet zyrtarizimi i tij te Al-Ettifaq

Steven Gerrard është parë në Arabinë Saudite teksa raportohet se është afër rikthimit në menaxhim.

Legjenda angleze është afër finalizimit të marrëveshjes me Al-Ettifaq.

Gerrard është parë këtë të hënë në qendrën stërvitore të këtij klubi, ku pastaj pritet edhe të nënshkruajë kontratën.

Trajneri anglez, bashkë me ndihmësit e tij, thuhet se panë nga afër klubin dhe patën takim me krerët e Al-Ettifaq.

(Kosova Sot Online)