Liverpooli jep para me "thes", 60 milionë euro për Valverden

  • S.A /
  • 13 June 2023 - 13:16
Liverpooli jep para me

Liverpooli është i interesuar për transferimin e Federico Valverdes. Mesfushori ofanziv pritet të largohet nga Real Madridi gjatë verës që vjen dhe destinacioni i tij i ardhshëm mund të jetë pikërisht Anglia, transmeton "Kosova Sot Online".

Sipas mediumit “El Nacional”, “Reds” janë të gatshëm t’i shpenzojnë 60 milionë euro për blerjen e futbollistit uruguaian. Megjithatë, mediumi spanjoll shton se “Los Blancos” i kërkojnë 100 milionë euro për futbollistin e tyre.

(Kosova Sot Online )