
Lexoni edhe:
Aksion i Policisë në Mitrovicën e Veriut, arrestohet një prej drejtuesve të mbrojtjes civile
Silvio Berlusconi ndërroi jetë dje në moshën 86 vjeçare pasi së fundmi iu shfaq sëmundja e leukemisë.
Bota e futbollit e ngushëlloi familjen Berlusconi, ndërsa e kujtoi kontributin e tij të çmueshëm në futboll, duke e konsideruar atë si një njeri revolucionar dhe të pavdekshëm, por tash hapet çshtja e trashëgimit të pasurisë së tij, transmeton Kosova Sot Online".
Siç dihet, ish-kryeministri italian ishte miliarder dhe mediat italiane janë marrë edhe me atë se kush do ta trashëgojë pasurinë e Berlusconit.
Gjithnjë sipas mediave italiane, pasuria mund t’ju ndahet fëmijëve të tij që i ka nga dy martesat e para, ndërsa nuk dihet nëse i ka lënë pasuri edhe gruas së tij të tretë, Marta Fascina, me të cilën u martua “pa letra”.
Berlusconi i ka pesë fëmijë, Pier Silvio, Luigi, Marina, Barbara dhe Eleonora.
Pasuria e Berlusconit vlerësohet afro 6 miliardë euro dhe pjesa dërrmuese e tyre gjenden në aksionet e kompanive të ndryshme. Berlusconi ishte pronar i Milanit për 31 vjet, ndërsa në vitet e fundit ishte bërë pronar i Monzas.
(Kosova Sot Online )