Skriniar konfirmon kalimin tek PSG

  • A.P /
  • 13 June 2023 - 22:51
Skriniar konfirmon kalimin tek PSG

Në moshën 28-vjeçare dhe pas gjashtë vitesh te Inter, Milan Skriniar do të largohet nga klubi zikaltër. I lidhur me klubin e Paris Saint-Germain , mbrojtësi sllovak konfirmoi sot në një konferencë për shtyp, në grumbullimin me kombëtaren, se Parisi do të jetë destinacioni i tij i radhës. Komentet e tij u transmetuan nga shtypi italian .

Nis një aventurë e re te PSG për Milan Skriniar: “ Të shohim se çfarë do të ndodhë në Paris, e rëndësishme është që jam mirë . Jam munduar të kompensoj ditët e humbura në stërvitje, por nuk e gjen dot ritmin e ndeshjes pa luajtur. Nëse trajneri vendos që unë duhet të luaj, jam gati të ndihmoj skuadrën. Jam stërvitur me Interin për tre javët e fundit, kështu që jam gati. Ndeshja është tjetër gjë, por jam ndjerë mirë në stërvitje. Jam gati dhe i vendosur.”

(Kosova Sot Online)