Driton Kuka me një sukses tjetër befasues, po tregohet i suksesshëm edhe në futboll, fiton kupë me ekipin e trajnerëve

  • 14 June 2023 - 09:31
Driton Kuka me një sukses tjetër befasues, po tregohet i suksesshëm edhe në futboll, fiton kupë me ekipin e trajnerëve

Driton Kuka është trajneri më i mirë në botë i xhudos por edhe trajneri më i mirë dhe më i suksesshëm në histori të sportit kosovar. Me xhudistet e tij, trajneri pejan i ka bërë krenarë krejt shqiptarët dhe ka bërë që për Kosovën të dëgjohet gjithandej, transmeton "Kosova Sot Online".

Por Kuka, dikur edhe vetë xhudist, ka treguar se di të jetë i suksesshëm edhe në sportet tjera.

Trajneri i Majlindës, Norës, Distrisë, Akilit, Lorianës e yjeve të tjerë të xhudos kosovare, ka qenë kapiten i ekipit të trajnerëve të xhudos, të cilët e zhvilluan një ndeshje futbolli në Poreç të Kroacisë.

Dhe, edhe në këtë rast Kuka u tregua mjaft i suksesshëm duke e udhëhequr ekipin e tij drejt fitores dhe më pas e çoi lart trofeun e kupës.

Më poshtë mund ta shihni statusin e trajnerit Driton Kuka në Facebook.

(Kosova Sot Online )