FFK e dënon me para FC Prishtinën

  • A.P /
  • 14 June 2023 - 21:46
FFK e dënon me para FC Prishtinën

FC Prishtina është dënuar me 1 mijë euro nga Federata e Futbollit e Kosovës.

Kjo pasi që tifozët e Prishtinës hodhën mjete piroteknike tymuese në fushën e lojës

Kjo kishte ndodhur në ndeshjen finale të Kupës së Kosovës mes Gjilanit dhe Prishtinës.

“FC ”Prishtina”. Në minutën 17 të ndeshjes simpatizuesit e FC ’Prishtina’, hodhen mjete piroteknike tymuese në fushën e lojës dhe prapa portës në anën jugore, për çka ishte ndërprerë ndeshja për rreth dy (2) minuta, ndërkaq në minutat 37,38,66 dhe 69 hodhen mjete piroteknike shurdhuese prapa portës. Sipas protokolit zyrtar të ndeshjes dhe xhirimeve televizive. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 pika 2 / A të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 1000 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1)”, thuhej në njoftimin e FFK-së.

Kryeqytetasit e kishin fituar atë ndeshje, duke e fituar Kupën e Kosovës për edicionin 2022/23.

(Kosova Sot Online)