Hidhet shorti për sezonin e ri dhe mësohen çiftet në Ligën Premier – një derbi në javën e parë

  • S.A /
  • 15 June 2023 - 11:23
Hidhet shorti për sezonin e ri dhe mësohen çiftet në Ligën Premier – një derbi në javën e parë

Kanë kaluar vetëm pak ditë që kur sezoni i futbollit evropian për klube përfundoi me Manchester Cityn që fitoi finalen e Ligës së Kampionëve kundër Interit dhe kompletoi fitimin e tre trofeve.

Por, vëmendja tashmë është kthyer te sezoni i ardhshëm, me ndeshjet e Ligës Premier për sezonin 2023/24 që janë publikuar tashmë këtë mëngjes (e enjte), transmeton "Kosova Sot Online".

Tifozët e skuadrave të promovuara Burnley, Sheffield United dhe Luton Town ishin ata që priten me padurim të shohin ndeshjet e tyre hapëse në Ligën Premier.

Ndërkohë, mbështetësit e Liverpoolit, Manchester Unitedit, Arsenalit, Chelsea dhe pretendentëve tjerë për titull do të shpresojnë për një fillim të favorshëm, pasi ata kërkojnë të zvogëlojnë hendekun me Cityn.

Xhiro e parë nuk kalon pa ndeshje interesante si ato mes Chelsea-Liverpool apo Newcastle-Aston Villa.

Man City do të luajë në udhëtim te Burnley i inkuaruar, Arsenali e pret Nottingham Forestin dhe Man Utd është nikoqir i Wolves.

Sezoni 2023/24 i Ligës Premier do të fillojë më 11 gusht dhe do të përfundojë nëntë muaj më vonë, më 19 maj 2024.

Sikurse në sezonin 2022/23, do të ketë një pushim për lojtarët në mes të sezonit, midis 13-20 janarit.

(Kosova Sot Online )