Zbardhet kalendari i Premier Ligës: Sezoni i ri nis me supersfidën Chelsea-Liverpool

  • S.A /
  • 15 June 2023 - 11:46
Zbardhet kalendari i  Premier Ligës: Sezoni i ri nis me supersfidën Chelsea-Liverpool

Premier Liga ka publikuar së fundmi kalendarin për sezonin e ri 2023-2024 dhe nuk mungon spektakli që në javën e parë.Sfida hapëse do të jetë ajo mes Burnleyt dhe Manchester Cityt më 11 gusht, ora 21:00, transmeton "Kosova Sot Online".

Kampionët e Anglisë do ta hapin sezonin e ri në transfertë përballë ish-kapitenit të tyre, Vinsent Kompani, i cili tashmë është trajneri i Burnleyt, që e shpalli këtë të fundit kampion në Championship.

Nënkampionët e Arsenalit do të luajnë në shtëpi përballë Notinghem Forest, teksa sfida që do të spikasë më shumë është ajo mes Chelseat dhe Liverpoolit.

Derbi i parë i sezonit do të jetë mes Arsenalit dhe Tottenhamit më 26 shtator në “Emirates”, ndërsa Manchester United dhe Manchester City do të përplasin “brirët” më 28 tetor në “Old Trafford”.

Java e parë

E premte, 11 gusht

Burnley – Manchester City

E shtunë, 12 gusht

Arsenal – Nottingham Forest

Bournemouth – West Ham

Brighton – Luton

Everton – Fulham

Sheffield United – Crystal Palace

Newcastle – Aston Villa

E diel, 13 gusht

Brentford – Tottenham

Chelsea – Liverpool

E hënë, 14 gusht

Manchester United – Wolverhampton

(Kosova Sot Online )