Spanja dhe Italia luajnë sot për një vend në finalen e madhe të Ligës së Kombeve

  • S.A /
  • 15 June 2023 - 09:12
Spanja dhe Italia luajnë sot për një vend në finalen e madhe të Ligës së Kombeve

Kombëtarja e Spanjës dhe ajo e Italisë do të ndeshen sot (e enjte) mes vete në ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kombeve. Gjatë ditës së djeshme, Kroacia fitoi në vazhdime 4-2 ndaj Holandës duke siguruar një vend në finale, transmeton "Kosova sot Online ".

Sot, Spanja dhe Italia ndeshen mes vete në gjysmëfinalen tjetër, për t’iu bashkuar Kroacisë në finalen e madhe të pas tri ditëve.

Ky takim mes dy gjigantëve evropianë është paraparë të zhvillohet në stadiumin “De Grolsch Veste” me fillim nga ora 20:45.

Si kombëtarja La Roja, ashtu edhe ajo Azurri janë gati për këtë super-përballje dhe të kompletuar për të kërkuar fitoren.

(Kosova Sot Online )