Nesër zhvillohet ndeshja Kosovë-Rumani, Giresse në konferencën për medie

  • S.A /
  • 15 June 2023 - 12:00
Nesër zhvillohet ndeshja Kosovë-Rumani, Giresse  në konferencën për medie

Kombëtarja e Kosovës në futboll, nesër përballet me Rumaninë, ndeshje kjo që do të luhet në ‘Fadil Vokrri’, në kuadër të kualifikueseve për EURO 2024, transmeton "Kosova Sot Online".

‘Dardanët’ ka disa ditë që janë duke u përgatitur për duelin me rumunët, ndeshje kjo tejet e rëndësishme për Kombëtaren tonë në rrugëtimin drejt kualifikimeve për Evropianin ‘Gjermania 2024’.

Kombëtarja jonë sot do të mbajë seancën e fundit një ditë parë duelit me Rumaninë.

Ndërkohë, përzgjedhësi Alain Giresse do t’iu drejtohet medieve në orën 16:30.

(Kosova Sot Online )