Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Kazakistanit

  • E.K /
  • 17 June 2023 - 14:24
Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Kazakistanit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu, ka arritur të fitojë medaljen e bronztë me anë të repesazhit në Grand Slamin që po mbahen në Kazakistan.

Pas Nora Gjakovës, e cila fitoi gjatë të premtes medaljen e argjentë, tani Kosovës iu shtua edhe një medalje tjetër.

Është xhudistja Laura Fazliu, e cila ka fituar medaljen e bronztë në kategorinë deri në 63 kilogramë.

Xhudistja jonë arriti të fitojë në repesazh ndaj xhudistes Dali Liluashvili, të cilën e mposhti me ‘ippon’.

Ndryshe, Laura e nisi garën nga raundi i dytë, duke mposhtur Esmigul Kuyulova nga Kazakistani, por u mposht në raundin e tretë nga Jisu Kim nga Koreja e Veriut.

Në repesazh, xhudistja jonë mposhti Kamila Badurova, para se të fitonte ndaj Liluashvili në ndeshjen për medaljen e bronztë.