Vdiq në moshën 91-vjeçare doajeni i sportit kosovar Arsim Fehmiu

  • A.P /
  • 21 June 2023 - 14:15
Vdiq në moshën 91-vjeçare doajeni i sportit kosovar Arsim Fehmiu

Kontribuuesi i madh i zhvillimit të sportit së Kosovës, Arsim Fehmiu, ka ndërruar jetë këtë të martë.

Profesor Fehmiu vdiq në moshën 91-vjeçare.

Ai ishte një prej themeluesve të Fakultetit të Kulturës Fizike në Prishtinë dhe ka vënë bazat e katedrës së futbollit, basketbollit, hendbollit e volejbollit në këtë fakultet.

Si trajner i futbollit, Fehmiu kishte punuar në klubin e njohur nga Kroacia, Rijeka.

Arsim Fehmiu kishte udhëhequr edhe juniorët e shtetit të dikurshëm federativ, Jugosllavisë. Ai ishte i angazhuar edhe në Kosovë, në pozita e periudha të ndryshme.

I ndjeri ishte shpërblyer me shumë çmime e mirënjohje gjatë karrierës së tij të gjatë në sport, por edhe në mësimdhënie.

Varrimi i Arsim Fehmiut do të bëhet të mërkurën në Prizren, nga ora 16:30.

(Kosova Sot Online)