Kante me Benzeman në Al-Ittihad

  • A.P /
  • 21 June 2023 - 15:35
Kante me Benzeman në Al-Ittihad

Benzema në video thotë: “Tung N’Golo, një herë të kam thënë se je mesfushori më i mirë ‘box-to-box’ (që lëviz në krejt fushën) në botë. Tash jam i lumtur që do të mundë të luaj me ty, në skuadrën më të mirë të Arabisë Saudite. Shihemi në Jeddah”.

E Kante ia kthen: “Faleminderit Karim, jam i lumtur që do të të shoh përsëri. Faleminderit për fjalët tua, jam mjaft i lumtur që do të luaj me ty, je njëri prej sulmuesve më të mirë në botë dhe mezi pres ta vesh fanellën e tigrave! Shihemi së shpejti”

Benzema i dha fund eksperiencës së gjatë dhe të suksesshme në Real Madrid duke e pranuar ofertën e majme të arabëve, njëjtë si Kante, të cilin e përshkuan lëndimet në vitet e fundit. 

(Kosova Sot Online)