Zbulohet lista me top 10 skuadrat më të vlefshme në botë, ka edhe disa befasi interesante

  • S.A /
  • 21 June 2023 - 16:28
Zbulohet lista me top 10 skuadrat më të vlefshme në botë, ka edhe  disa befasi interesante

Është publikuar tashmë lista e re dhe e përditësuar me dhjetë skuadrat më të vlefshme në botë dhe ka disa befasi në këtë listë, me shumë klube të njohura që nuk e shohin veten pjesë të dhjetëshes.

Faqja e specializuar e transferimeve dhe statistikave Transfermarkt ka përditësuar një listë të skuadrave më të vlefshme në botë, dhe fituesi i tripletës, Manchester City është në krye të listës.

Pas një sezoni fantastik që pa skuadrën e Pep Guadiolas të fitonte Ligën Premier, Kupën FA dhe Ligën e Kampionëve, skuadra e City vlerësohet rreth 1.1 miliard euro.

Lojtari i tyre më i vlefshëm është Erling Haaland, i cili vlen 180 milionë euro, ndërsa pas tij vjen Phil Foden me 110 milionë dhe Rodri me 90 milionë euro.

Kampioni i Bundesligës, Bayern Munich, krenohet me skuadrën e dytë më të vlefshme (979.70 milionë euro), me Jamal Musiala lojtarin e tyre më të shtrenjtë me 110 milionë euro, ndërsa pas tij vijën Joshua Kimmich me 80 milionë euro dhe Matthijs de Ligt me 75 milionë euro.

Nënkampioni i Ligës Premier, Arsenali është i treti në listë (976 milionë euro), me Bukayo Saka të vlerësuar 120 milionë euro, Martin Odegaard me 90 milionë euro dhe Gabriel Martinelli me 80 milionë euro.

Pjesa tjetër e top pesëshes përbëhet nga Chelsea (927.70 milionë euro, të cilët pa dyshim ndihmohen duke pasur një nga skuadrat më të mëdha në futboll, dhe Paris Saint-Germain (882.55 milionë euro), i cili mburret me lojtarin e përbashkët më të shtrenjtë në botë – Kylian Mbappe, me vlerë 180 milionë euro.

Çuditërisht, pavarësisht statusit të tyre global, Real Madridi është i gjashti në listë (870.50 milionë euro) ndërsa Barcelona (805.30 milionë euro) është në vendin e nëntë.

Ndërkohë, Manchester Unitedi ka skuadrën e shtatë më të vlefshme (814.80 milionë euro), përpara rivalëve të tyre, Liverpoolit, në të tetin (799 milionë euro).

Dhe pas një sezoni që i pa ata të fitonin Scudetton e tyre të parë në më shumë se tre dekada, Napoli tani mburret me skuadrën e dhjetë më të vlefshme në futbollin botëror (640.50 milionë euro), falë Victor Osimhen, i cili vlen 120 milionë euro dhe Khvicha Kvaratskhelia me vlerë 85 milionë euro.

Në vendin e 11-të gjendet Tottenham Hotspur (617.30 milionë euro), i 12-të është Interi (556.40 milionë euro), ndërsa pas tyre vijnë Borussia Dortmund (547.55 milionë euro), Milan (542.35 milionë euro) dhe Newcastle United (527 milionë euro. 

(Kosova Sot Online )